KALDAJA sh.a
KALDAJA sh.a
  • Rreth Nesh
  • The company (Eng)
  • Profilo Aziendale (It)
  • Photo Gallery
  • Contact

Rreth Nesh

      Kaldaja sh.a është një kompani me një aktivitet të gjëre në sektorin e industrisë mekanike që ngavitit 1969 dhe ka ruajtur të njëjtën strukturë  produkti edhe pasi u kthye ne shoqëri anonime në Qershor 1998 dhe më pas u privatizua në Nëntor 2001.

Produktet e saj kryesore janë :

·        Vinça të tipeve të ndryshme
·        Struktura metalike
·        Ura metalike
·        Prodhimi I pajisjeve për pneumo-transport
·        Karpenteri metalike për ndërtimin të tilla si forma metalike, struktura ndihmëse metalike, struktura metalike për magazina dhe kapanone si dhe objekte të tjera metalike sipas kërkesave.
·        Prodhimin e enëve nën presion si rezervuare gazi, nafte,benzine, silosë të ndryshem.
·        Riparime  të pjeseshme në skaf dhe struktura anijesh të transportit , mjete portuale si dhe peshkatore si dhe ndërtim tw mjeteve të vogla portuale dhe peshkatore.

     Me eksperiencën e saj të gjatë në industrinë mekanike, “Kaldaja” sh.a , ka si pjesë të saj kryesore një fuqi punëtore të specializuar me saldatorë dhe montatorë të çertifikuar.

       Një nga fushat kryesore të  punimeve  të kompanisë sonë , është edhe ndërtimi dhe mirëmbajtja e depozitave të karburanteve dhe linjave teknologjike dhe të sigurisë nga zjarri , për kompanite që kane baza në Parkun Energjitik të Porto-Romanos në Durrës ,si dhe në Shëngjin dhe Kashar ,te bëra nga kërkesat e drejtpërdrejta të kompanive të ndryshme.

       Konkretisht nga viti 2008 deri në vitin 2012 kemi ndertuar për kompanitë që kanë bazat e tyre në Parkun Energjitik të Porto-Romanos si:-“KASTRATI “ SH.A  35,000 m3  me vlerë rreth 1,500,000 euro konstruksione,  “EUROPETROL” SH.A  rreth  30,000 m3  depozita me vlerë rreth 800,000 Euro ,”ANOIL” Sh.A  8,000 m3 depozita me vlerë  rreth 400,000 Euro , pra si prodhim dhe montim i 150.ooo m3 silosë nafte me të gjitha pajisjet dhe linjat e nevojshme. 

       Ndërtimi dhe asamblimi i kapanoneve  metalikë prej 25.000 m2 , tenda të pikave të karburantit etj.

        Aktivitet  shumë  i rëndësishëm për kompanitë tona janë gjithashtu  riparimet e skafeve apo te strukturave  si dhe ndërtimi  i mjeteve detare si mjete mbështetëse ( motoskafë ,rimorkiatorë, anije cisterno të ujit për furnizim anijesh por që shërbejne dhe  për rastet kur ka rënie zjarri, anije të transportit deri në kapacitete 3500 ton si dhe peshkatore,  dhe kemi ndërtuar mjete të reja si rimorkiatorë të vegjël me kapacitet deri në 30 ton (15 ml) dhe jemi ne ndërtim të një anije me 21 ml gjatesi ose rreth 70 ton konstruksion. Këtë aktivitet ne  deri me sot e kemi kryer në ambientet tona apo në sheshet e ish Kantjerit Detar

        Ne prodhojme dhe per eksport paisje  nën presion si  dhe makineri të cilat vetëm për vitin 2012 shkojnë  afërsisht në 100,000 eu.

         Kompania jonë ka qënë dhe është e vetmja ndërmarrje e këtij niveli specializimi në zonën e Durrësit që mund të përballojë kërkesa voluminoze dhe për cilësi të lartë nga kompani të ndryshme me një kapacitet prej 120Ton/muaj dhe me shume, duke respektuar afatet.

         “KADAJA” sh.a, Durrës, nga viti 2003 është 100% pronë private e ndodhur në Shkozet, Durrës, e cila është zona industriale e qytetit. Vendndodhja e saj eshte vetem 1km larg  Portit të Durrësit dhe 200 m nga kryqëzimi i dy rrugëve kryesore.  Ajo ka 7.000 m2 sipërfaqe pune të mbuluar  nga një sipërfaqe totale prej afërsisht 9.500m2. 


         Së bashku me personelin tekniko administrativ te dy ndërmarjet kanë një personel punonjës të përhershëm prej  afërsisht 40 veta dhe mosha mesatare  është rreth 36 vjec, nga të cilet  4 inxhinierë ( mekanik, konstruktor dhe ambientalist), 4 teknkë të mesëm me pervojë 30 vjecare, 3 ekonomistë të lartë dhe të mesëm  dhe  28 punonjes te prodhimit.
         Me numrin aktual të punojësve dhe makineritë që disponojmë  mund të arrijmë një volum pune (prodhim + montim) prej 80 – 120 ton/muaj ,dhe duke shtuar krahun e punës ajo mund të arrijë edhe 120-200 ton/muaj kjo duke e rritur mbi 50 % numurin e punonjësve të përhershëm.

Web Hosting by iPage